Kandidatja demokrate për presidente në SHBA, Kamala Harris dhe kundërshtari republikan Donald Trump, u përballën për herë të parë në debatin presidencial të transmetuar drejtpërdrejt, transmeton Anadolu.
Harris, aktualisht nënpresidente në administratën e liderit aktual Joe Biden, bëri diçka të rrallë, duke e vënë vazhdimisht Donald Trumpin në pozicionin mbrojtës gjatë debatit në Pensilvania.
Gjatë gjithë përballjes së ashpër që zgjati një orë e 45 minuta, Harris u përpoq të shfaqte veten si e kundërta diametrike e Trumpit: e ftohtë, e qetë dhe e përmbajtur përballë presionit, duke shmangur sulmet e përsëritura nga ish-presidenti dhe duke lëshuar breshëritë e saja ndërsa dyshja adresoi çështjet kryesore të Amerikës, përfshirë emigracionin, abortin dhe ekonominë.
The post Harris dhe Trump për herë të parë ballë për ballë në debatin presidencial first appeared on Radio Televizioni Iliria.