RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Haxhiu dekreton lirimin e shtatë prokurorëve serbë të dorëhequr në vitin 2022

haxhiu-dekreton-lirimin-e-shtate-prokuroreve-serbe-te-dorehequr-ne-vitin-2022

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka nënshkruar dekretin për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga komuniteti serb, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.

Haxhiu dekretin e ka nënshkruar pas vendimit të Këshillit Prokurorial që të njëjtin mos të kthehen në punë.

Ajo ka thënë se më këtë rast është përmbyllur një proces i zgjatur duke zbatuar vendimin e institucionit kompetent.

“Me këtë akt përmbyllet një proces i zgjatur për vite me radhë dhe zbatohet vendimi i institucionit kompetent, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Shteti ynë funksionon mbi parimet e rendit kushtetues dhe sundimit të ligjit. Askush nuk mund të mbajë peng funksionimin e institucioneve dhe as të krijojë paqartësi juridike përmes proceseve të papërfunduara. Republika e Kosovës do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri, në përputhje me ligjin dhe në mbrojtje të integritetit të institucioneve të saj”, ka shkruar Haxhiu.

Related posts

Ish-zv/ministri rus i Drejtësisë gjendet i vdekur në apartamentin e tij në Moskë

RTI

Ukraina paraqet prova të krimeve të luftës në territorin e rimarrë

admin

Hovenier: Kosova ka bërë hapa të mëdhenj gjatë 15 viteve të fundit

Muhamet Ramadani