RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën

haxhiu-fton-lideret-e-partive-politike-ne-takim-te-perbashket-te-marten

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar liderët e partive politike ose përfaqësuesit e tyre në një takim konsultativ të martën, më 18 gusht, në orën 09:00.

Ftesa u është dërguar veçmas përfaqësuesve të subjekteve politike.

Në ftesë thuhet se takimi lidhet me zhvillimet aktuale politike dhe institucionale, si dhe me arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e një presidenti konsensual.

“Në cilësinë e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, ju ftoj në një takim konsultativ lidhur me zhvillimet aktuale politike dhe institucionale, si dhe me rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje për zgjedhjen e një Presidenti konsensual dhe, rrjedhimisht, për formimin e institucioneve të tjera kushtetuese”, thuhet në ftesë.

Takimi do të mbahet në Zyrën e Presidentes, ndërsa të ftuarve u është kërkuar që të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre ose të përfaqësuesit të subjektit politik.

Ftesa vjen pasi Lidhja Demokratike e Kosovës bëri thirrje për kandidatura konsensuale për president.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha të premten se presidenti i ardhshëm duhet të jetë një figurë konsensuale, me mbështetje sa më të gjerë politike dhe qytetare.

Kurti deklaroi se synimi është që përmes një marrëveshjeje për presidentin të shmanget mundësia e shkuarjes në zgjedhje të reja.

“Jemi të gatshëm të bëjmë diskutime shteruese për emrat që mund t’ia japim nënshkrimet dhe të kandidojnë. Dikush që është jashtë skenës aktuale politike, jashtë polemikave ditore partiake dhe që është figurë unifikuese”, deklaroi Kurti./ RTK

Related posts

“Shumë pikëpyetje për shtetin e së drejtës”- Ministria e Jashtme greke reagon pasi KQZ i hoqi mandatin Belerit mandatin e, thirrje autoriteteve shqiptare: Merrni masat që eurodeputeti të…

admin

U vra pas përplasjes me policinë serbe, Beogradi jep leje për tërheqjen e trupit të Faton Hajrizit

admin

Hakerët grabisin dhjetëra mijëra të dhëna ushtarake pas një sulmi kibernetik

admin