RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Haxhiu kërkon trysni nga ndërkombëtarët që Serbia t’i ndalojë arrestimet e kosovarëve

haxhiu-kerkon-trysni-nga-nderkombetaret-qe-serbia-t’i-ndaloje-arrestimet-e-kosovareve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar nga faktori ndërkombëtarë të bëjë preson ndaj Serbisë për të ndal arrestimin e qytetarëve të Kosovës.

Haxhiu të enjten ka thënë se këto veprime nga Serbia janë vazhdimësi e veprimeve të mbrapshta e politike.

“Nga Serbia veprimet e tilla nuk na befasojnë. Por në këtë rast kërkojmë nga partnerët tanë që të bëjnë trysni e presion ndaj Serbisë që t’i ndalojë veprimet e tilla. Është e rëndësishme që partnerët tanë të ja thonë hapur dhe më zë të lartë Serbisë që t’i ndalojë këto veprime”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët e arrestuar dhe familjet e tyre.

Këtë muaj në Merdare është arrestu, Tefik Mustafa. Ai nga Serbia akuzohet për krime lufte, ndërkohë që familjarët e tij kanë thënë se ai gjatë luftës nuk ka qenë në Kosovë.

Më 17 prill, autoritetet serbe e arrestuan shtetasin kosovar Sadik Duraku, i cili ka nënshtetësi britanike gjithashtu, nën dyshimet “për krime lufte” më 1999 – akuza që u hodhën poshtë nga familjarët e tij.

Related posts

Sekretari i Jashtëm britanik: Izraeli mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar

admin

Ministri kosovar dhe 4 kryetarë komunash në veri i drejtohen publikut nga Qeveria e Serbisë

admin

Qeni Alfa: Ndihmësi më i madh në operacionet e shpëtimit në Türkiye

rezart morina