RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria i përgjigjet Hillit: Njohja e ndërsjellë synimi i yni në dialogun e Brukselit

qeveria-i-pergjigjet-hillit:-njohja-e-ndersjelle-synimi-i-yni-ne-dialogun-e-brukselit

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill të martën deklaroi se Serbisë nuk do t’i kërkohet njohja de jure e Pavarësisë së Kosovës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

E nga Qeveria e Kosovës është thënë se në dialog synon normalizim dhe njohje të ndërsjellë me Serbinë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka theksuar se Kosova po përpiqet në këto dy drejtime në takimet në Bruksel.

“Ne si Republikë e Kosovës përmes përfaqësuesit tonë në dialog jemi të përkushtuar që përmes dialogut në Bruksel të arrijmë në marrëveshje që ka synim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe njohjen e ndërsjellë, por kjo është vetëm në raport me Serbinë. Sa i përket çështjeve të tjera dhe forcimit të subjektivitetit të Kosovës ne vazhdojmë punën”, është përgjigjur Murati ndaj deklaratës së Hillit.

Bashkimi Evropian është deklaruar po ashtu pas deklaratës së ambasadorit duke theksuar se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa normalizimin e raporteve të saj me Kosovën.

“Marrëveshja e Ohrit aktualisht e bën këtë shumë të qartë: Nëse nuk ka progres në normalizim, nuk do të ketë progres në negociatat e anëtarësimit”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Related posts

SBAShK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Qeveria ka afat të fillojë dialogun nga kjo javë

admin

Presidenti më i vjetër në botë u nis për “vizitë të shkurtër” në Evropë. S’është kthyer që dy muaj

Hevzi

Dogana konfiskon mallra me vlerë 140 mijë euro brenda një jave

Muhamet Ramadani