RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Haxhiu: Një herë thanë mos thirrni seancë se ka kaluar afati, tash po thonë thirreni – s’po i kuptoj

haxhiu:-nje-here-thane-mos-thirrni-seance-se-ka-kaluar-afati,-tash-po-thone-thirreni-–-s’po-i-kuptoj

Disa nga përfaqësuesit e zgjedhur të PDK-së kanë zënë vendet në ulëset e rezervuara për grupin e tyre parlamentar brenda sallës plenare të Kuvendit të Kosovës.

Pos tyre, në sallë janë të ulur edhe disa deputetët të LVV-së.

Në sallë hyri edhe U.D. e Presidentes, Albulena Haxhiu, e cila tha se në sallë janë të pranishëm mërgimtarë kosovarë për një vizitë.

“Duke vlerësuar se opozita e lejon mërgatën të vizitojë Kuvendin. Por siç po e shihni, opozita i proteston edhe mërgatës. Por, kur s’ka kauzë, vazhdojnë me veprime të tilla që janë të pajustifikueshme. Më vjen shumë keq, sepse këto ditë Kuvendi i ka hapur dyert për mërgimtarët, por opozita ka vendosur t’i pengojë aktivitetet e Kuvendit”.

“Kryetari Kurti, kryeministri i vendit, në vazhdimësi ka bërë ftesa për opozitën. Kërkesat e LDK-së janë në shpërputhje duke insistuar që Kuvendi(?!) të jetë nga radhët e tyre. Seancë do të ketë, por paraprakisht duhet marrëveshje. Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje, por të përpiqemi maksimalisht për një marrëveshje që e zgjedh presidentin në një mandat 5-vjeçar”.

“Unë jam një nga personat që kam bërë aktivitete opozitare, e dini shumë mirë, por gjithmonë kemi protestuar kundër marrëveshjeve të dëmshme për vendin: kundër gjykatës speciale, kundër ‘zajednicës’, kundër amnistimit të kriminelëve serbë, kundër demarkacionit me Malin e Zi, dhe ne s’kemi protestuar kurrë kundër mërgatës asnjëherë, as kundër rinisë, por janë qytetarët ata që i vlerësojnë veprimet e secilit prej deputetëve”.

“Njëherë thanë e keni tejkaluar afatin, mos thirrni seancë. Tash po thonë thirrni seancë. Unë s’po i kuptoj”, u shpreh më tej U.D. e presidentes.

Gjatë gjithë kohës sa Haxhiu po fliste për mediat, deputetët e PDK-së thërrisnin me zë të lartë: “Thirreni seancën”.

Related posts

Kroacia planifikon të kufizojë punën të dielave

admin

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për deputetë

admin

Vdes një person në QKUK, ishte aksidentuar 2 javë më parë në Lipjan

admin