RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Haxhiu pret në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes

haxhiu-pret-ne-takim-shefin-e-ri-te-eulex-it,-antero-lopes

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur të martën në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.

Gjatë takimit, Haxhiu ka vlerësuar rolin e EULEX-it në mbështetjen e institucioneve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe në monitorimin e sistemit të drejtësisë.

Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e angazhimit të misionit në çështje me rëndësi të veçantë, përfshirë trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Në fundt, duke i uruar Lopesit suksese në detyrën e tij të re, Haxhiu ka shprehur bindjen se bashkëpunimi do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e sundimit të ligjit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Related posts

Shpërthim në një tubim politik në Pakistanin veriperëndimor, të paktën 20 të vrarë

admin

Tragjedi ne Malishevë: Tre persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një zjarri në një banesë

RTI

Nisin hetimet për grafitet “Wagner” në veri të vendit

admin