RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Helmoi 30 pacientë dhe shkaktoi vdekjen e 12 prej tyre, anestezisti dënohet me burgim të përjetshëm në Francë

helmoi-30-paciente-dhe-shkaktoi-vdekjen-e-12-prej-tyre,-anestezisti-denohet-me-burgim-te-perjetshem-ne-france

Një gjykatë në lindje të Francës ka dënuar me burgim të përjetshëm ish-anesteziologun Frédéric Péchier, pasi u shpall fajtor për helmimin e 30 pacientëve, nga të cilët 12 humbën jetën. Vendimi ndaj 53-vjeçarit u dha pas 15 javësh seancash intensive gjyqësore.

Gjykata shqyrtoi veçmas secilin rast, përfshirë 12 vdekje dhe 18 raste ku pacientët mbijetuan. Ngjarjet ndodhën mes viteve 2008 dhe 2017 në dy klinika private në qytetin Besançon, ndërsa viktimat ishin të moshave nga 4 deri në 89 vjeç.

Sipas prokurorisë, Péchier kishte helmuar qeset e infuzionit me substanca të rrezikshme si kaliumi, anestetikë lokalë, adrenalina dhe heparina, duke shkaktuar arrest kardiak ose hemorragji te pacientët që trajtoheshin nga mjekë të tjerë.

I akuzuari i ka mohuar vazhdimisht akuzat. Megjithatë, në fillim të gjyqit ai pranoi se një helmues kishte vepruar në njërën prej klinikave ku punonte, por këmbënguli se nuk ishte ai përgjegjësi. /mesazhi

Related posts

Rritet numri i të prekurve me kancer në Kosovë, mbi 1 mijë raste të reja brenda një viti

admin

Bjellorusia paraqet ndryshime në kodin penal, propozon tredhje kimike për pedofilët

Muhamet Ramadani

Stërvitja me PK-në e EULEX-in, KFOR: U demonstrua aftësi për t’u përgjigjur ndaj skenarëve të ndryshëm

Muhamet Ramadani