RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hetimi irianian zbulon se Mahsa Amini vdiq nga sëmundja

hetimi-irianian-zbulon-se-mahsa-amini-vdiq-nga-semundja

Organizata e Mjekësisë Ligjore e Iranit në një raport tha se vdekja e 22-vjeçares iraniane Mahsa Amini teksa mbahej në arrest policor, është shkaktuar nga sëmundja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raport thuhet se Amini ka vdekur si rezultat i hipoksisë cerebrale për shkak të çrregullimit të papritur të ritmit të zemrës, uljes së presionit të gjakut dhe humbjes së vetëdijes dhe oksigjenit të pamjaftueshëm në tru.

Ajo iu nënshtrua një operacioni të tumorit të trurit në moshën tetëvjeçare dhe si pasojë kishte çrregullime të adrenalinës dhe tiroides në hipotalamusin dhe hipofizën e trurit.

Më tej, thuhet se ajo përdorte ilaçet hidrokortizon, levotiroksinë dhe desmopresinë për këtë arsye.

“Amini përjetoi çrregullim të papritur të ritmit të zemrës dhe humbje të vetëdijes për shkak të sëmundjes së saj kronike dhe paaftësisë për të përballuar situatën me të cilën po përballej”, tha Organizata e Mjekësisë Ligjore.

Ndryshe, Irani u përball me protesta masive në shumë qytete pas vdekjes së Aminit, e cila vdiq pasi u arrestua nga “policia morale” për mbajtje jo të përshtatshme të shamisë.

Protestuesit nuk e pranonin pohimin e policisë se Amini vdiq papritmas vetvetiu, duke pretenduar se ajo ishte goditur për vdekje nga policia.

Madje, pas akuzave, televizioni shtetëror iranian publikoi pamjet e kamerave të çastit kur Amini, e cila ishte sjellë në komisariat me femra të tjera, humb vetëdijen papritmas teksa po bisedonte me një zyrtare policore. /aa

Related posts

KEDS zuri 6,715 konsumatorë duke vjedhë rrymë

admin

Kurti kërkon rritje të numrit të ushtarëve të KFOR-it

admin

Palestinë: Lajmet e fundit

admin