Në orët e hershme të së mërkurës është hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie të banuar me serbë në Zubin Potok, e që dyshohet të jetë granatë dore.
Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zv.drejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 02:40. Ka pasur dëme materiale në vetura dhe në dritaren e shtëpisë”, ka thënë ai.
Elshani ka thënë se nuk ka të lënduar në këtë rast dhe se hetimet nga policia kanë nisur.
The post Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok, dyshohet se është granatë dore first appeared on Radio Televizioni Iliria.