RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hilli dhe Braathu bisedojnë me Bërnabiqin për planin shtatë pikësh për Luginën

hilli-dhe-braathu-bisedojne-me-bernabiqin-per-planin-shtate-pikesh-per-luginen

Gjatë ditës së djeshme, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka takuar ambasadorin amerikan Christopher Hill dhe shefin e misionit të OSBE-së në këtë vend, Jan Braathu.

Temë diskutimi e këtij takimi ishte plani 7 pikësh për Luginën e Preshevës.

“Takim konstruktiv me Kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq dhe ambasadorin e Ambasadës së SHBA-së në Beograd, Chris Hill, për të përcjell progresin e bërë në zbatimin e Planit Shtatëpikësh të Qeverisë Serbe më 2013. Misioni i OSBE-së në Serbi do të vazhdojë të punojë në partneritet të ngushtë me Qeverinë në mbështetje të integrimit dhe përfshirjes së pakicave kombëtare në Serbi”, tha OSBE-ja në një postim në Facebook.

Ndërkaq, për takimin njoftoi edhe qeveria serbe, por nuk tha se është biseduar për planin 7 pikësh.

Çka është plani shtatë pikësh?

Këshilltarët shqiptarë të komunave Bujanoc, Preshevë e Medvegjë në vitin 2013 kishin hartuar një dokument të quajtur “Masat e domosdoshme për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, i njohur si plani shtatë pikësh i shqiptarëve të këtij rajoni për bisedime me qeverinë serbe.

Ky dokument i aprovuar nga kuvendi i këshilltarëve shqiptarë në mars të vitit 2013, kishte për qëllim fillimin e bisedimeve me qeverinë e Serbisë për të zgjidhur problemet e shqiptarëve të këtij rajoni, shkruan “Titulli”.

Në këto pika ishin përfshirë integrimi i plotë i shqiptarëve, revitalizimi ekonomik, revitalizimi i së drejtës në përdorimin e gjuhës, shkrimit dhe simboleve nacionale, decentralizimi në gjyqësi, arritja e sigurisë së plotë në rajon, arsimi, kultura e informimi, dhe pika e shtatë masat në shëndetësi e sigurim social.

Këtë plan e miratoi qeveria e Serbisë në qershor të vitit 2013 dhe filluan bisedimet e mbështetura edhe nga faktori ndërkombëtar, para së gjithash nga OSBE-ja, por pas një kohe të shkurtër u ndërprenë. /Klankosova.tv

Related posts

Bullgaria në zgjedhje për herë të katërt në 18 muaj

admin

Dugolli: Gjykata Speciale të nisë hetimet për masakrën e Dubravës

rezart morina

Vrasja e liderit të Hezbollahut, kush mund ta zëvendësojë Hassan Nasrallah! SHBA e ka shpallur terrorist që në 2017

admin