RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Himmler-i i Izraelit!

himmler-i-i-izraelit!

Bezalel Smotrich, truri i gjenocidit në Gaza dhe mbarë Palestinën…

Bezalel Smotrich, ministri aktual i Financave i Izraelit dhe një figurë kyçe në Ministrinë e Mbrojtjes, përfaqëson krahun më ekstrem të qeverisë së Benjamin Netanyahu-t.

Me një karrierë të ndërtuar mbi idealet e zgjerimit territorial dhe spastrimit etnik, ai është shndërruar në arkitektin ideologjik të politikave që shumë ndërkombëtarë i cilësojnë si gjenocidale ndaj popullit palestinez.

I lindur në vendbanimin fetar Hapsin në Lartësitë e Golanit dhe i rritur në Beit El, një qendër e radikalizmit të kolonëve në Bregun Perëndimor, Smotrich u brumos me ideologjinë fetare sioniste.

Edukimi i tij në yeshiva (shkolla fetare) të linjës së ashpër bashkoi judaizmin me një nacionalizëm militant. Që në vitin 2005, ai u ndalua nga shërbimi i brendshëm i inteligjencës, Shin Bet, nën dyshimin për organizimin e protestave të dhunshme kundër tërheqjes nga Gaza, duke u shfaqur herët si një “ekstremist hebre” i rrezikshëm për rendin publik.

Pas dështimeve fillestare, Smotrich hyri në Knesset në vitin 2015, duke u bërë shpejt zëri më i ashpër i kolonëve. Si udhëheqës i partisë “Sionizmi Fetar”, ai arriti të diktojë formimin e qeverive të fundit të Netanyahut.

Në dhjetor 2022, ai mori kontrollin e financave të shtetit, por edhe pushtet të paprecedentë mbi administratën civile në Bregun Perëndimor.

Ky rol i ka lejuar atij të kanalizojë shumw fonde drejt vendbanimeve ilegale dhe të shfuqizojë ligje që pengonin kolonizimin e mëtejshëm, duke e kthyer pushtimin de facto në një aneksim të hapur.

Smotrich nuk e fsheh synimin e tij për ta kthyer Izraelin në një teokraci të sunduar nga ligji i Torës, i ngjashëm me kohën e mbretit David. Ai ka deklaruar hapur se “nuk ekziston diçka e tillë si populli palestinez” dhe se emri Palestinë është thjesht një trillim gjeografik.

Për të, zgjidhja është e thjeshtë dhe brutale: palestinezët duhet të pranojnë jetën nën supremacinë hebraike pa asnjë të drejtë kombëtare, të emigrojnë, ose të eliminohen nga forcat e sigurisë nëse rezistojnë. Ky vizion është përshkruar si një regjim i pastër aparteidi.

Retorika e tij ka arritur nivele tronditëse. Ai ka mbrojtur ndarjen e grave arabe nga ato hebreje në maternitete dhe ka bërë thirrje për shkatërrimin total të qyteteve palestineze si Havara. Kohët e fundit, deklarata e tij se vdekja nga uria e 2 milionë njerëzve në Gaza mund të jetë “e drejtë dhe morale” për të liruar pengjet, u dënua globalisht si çnjerëzore.

Përmes kontrollit të buxhetit dhe pushtetit ushtarak, Smotrich ka transformuar mjetet e shtetit në armë për realizimin e vizioneve të tij mesianike. Duke nxitur konfliktin në Gaza, Liban dhe ndaj Iranit, ai po e shtyn rajonin drejt një lufte të pafundme.

Në kabinetin izraelit, ai nuk është thjesht një ministër, por ideologu që po legjitimon gjenocidin dhe po shkatërron çdo mundësi për paqe, duke e pozicionuar veten si “trupi” pas politikave më të errëta të Izraelit modern.

Me më shumë se 70.000 viktima në konfliktet e fundit, politikat e Smotrich mbeten dëshmia më e qartë e një transformimi radikal të shtetit izraelit drejt një regjimi etno-nacionalist të pamëshirshëm. /tesheshi

Related posts

Trump “premton” falje të gjera për stafin para largimit nga detyra

Hevzi

KQZ hap platformën elektronike për rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare

Muhamet Ramadani

Aktakuzë ndaj një doganieri, e kaloi kamionin e ngarkuar pa e kontrolluar

RTI