RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Historiania serbe: Kosovën e kemi humbur, jam kundër Asociacionit

historiania-serbe:-kosoven-e-kemi-humbur,-jam-kunder-asociacionit

Historiania serbe, Dubravka Stojanoviq, tha se “ne e humbëm Kosovën në luftë me fuqinë më të madhe botërore dhe për këtë është e nevojshme marrëveshja me Prishtinën”. Ajo tha se kundërshton themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Stojanoviq thotë se “edhe pse nuk e dimë se çfarë thotë, unë mbështes çdo marrëveshje që nuk është në dëm të askujt”.

Sipas saj, gjendja e konfliktit të ngrirë është katastrofike, para së gjithash për vetë Serbinë, e cila është në atë gjendje që nga vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, “dhe bota po ecën përpara, duke përfshirë edhe vetë Kosovën”.

Siç raporton “Danas”, Stojanoviq beson se Serbia me veprimet e saj po izolohet nga bota, dhe sa i përket anëtarësimit në OKB, nëse kaq shumë vende e kanë njohur Kosovën, “ata do të votojnë për atë vend, pavarësisht se çfarë thotë Serbia”, transmeton Telegrafi.

Në pyetjen Bashkimit Evropian (BE) apo Kosova, ajo tha “natyrisht BE-ja” dhe kujtoi se “ne e humbëm Kosovën në një luftë me fuqinë më të madhe botërore”.

Kur u pyet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Stojanoviq tha se ajo ishte gjithmonë kundërshtare e madhe e një organizate të tillë, që nga ‘Republika Serbe e Krainës’, “sepse është ajo që angazhohet për një shtet të qytetarëve”.

“Këtë e perceptoj si ndarje territoriale”, shpjegoi ajo dhe kujtoi se shumica e serbëve nuk jetojnë në veri, “të cilët, në atë rast, do të mbeteshin pa të drejta”.

Duke komentuar idenë e referendumit për marrëveshjen me Kosovën, Stojanoviq theksoi se ajo kurrë nuk ka besuar në atë ide në Serbi, sepse të gjitha referendumet janë të manipuluara, “sidomos nën këtë regjimi”.

Ajo vuri në dukje se gjithmonë ekziston rreziku i konfliktit jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, duke përfshirë Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi, “sepse pushteti në Serbi dëshiron t’i mbajë konfliktet të hapura”.

Për Stojanoviqin, si historiane, Kosova është një mësim i rëndësishëm se “ne nuk arritëm ta realizojmë ëndrrën e brezave dhe se duhet të mendohemi për këtë”.

Related posts

Paga e shtatorit për mësimdhënësit, Murati thotë se do të veprohet sipas ligjit

admin

Kryeministri i Kosovës në podcastin “Public Square”, Kurti: Konflikti mes kombit shqiptar e Beogradit nuk ka përfunduar

admin

Rusia raporton për sulme në rafineritë e naftës dhe një qytet pranë kufirit me Ukrainën

rezart morina