RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Holanda do të blejë sistem shtesë të mbrojtjes ajrore “Patriot”

holanda-do-te-bleje-sistem-shtese-te-mbrojtjes-ajrore-“patriot”

Holanda ka nënshkruar marrëveshje për të blerë sistem të ri të mbrojtjes ajrore “Patriot”.

Ministri holandez për Prokurimin e Armëve dhe Personelin, Derk Boswijk nënshkroi sot kontratën e blerjes me prodhuesin amerikan “Raytheon” si pjesë e një marrëveshjeje me vlerë 1.1 miliardë dollarë, raportoi transmetuesi RTL.

Vitin e kaluar, Holanda bleu sistem tjetër “Patriot”, duke e çuar totalin në pesë me marrëveshjen e re.

Në vitin 2023, Holanda dërgoi një nga sistemet e saj “Patriot” në Ukrainë në mënyrë që Kievi të mund të mbrohej nga sulmet ruse me raketa dhe dronë ndërsa dy sisteme të tjera holandeze “Patriot” janë aktualisht të stacionuara në Poloni si pjesë e NATO-s.

Sistemi i ri “Patriot” pritet të dorëzohet brenda pak vitesh.

Related posts

Kryeministri i Japonisë, Kishida njofton se do të japë dorëheqje

admin

Kërkohet ekzaminim i gjendjes mendore të Bedri Shabanit, anulohet seanca për spiunazh

admin

Specialja ua vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit e Kadri Veselit

Muhamet Ramadani