Pajisjet elektronike, duke përfshirë telefonat celularë dhe tabletët, do të ndalohen nga klasat në Holandë, njoftoi qeveria.
Nisma e prezantuar në bashkëpunim me institutet do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm.
“Edhe pse telefonat celularë janë pothuajse të ndërthurur me jetën tonë, ata nuk i përkasin klasës”, tha ministri i Arsimit Robbert Dijkgraaf, duke theksuar se “nxënësit duhet të jenë në gjendje të përqendrohen dhe të kenë çdo mundësi për të mësuar mirë”.
”Ndërsa në vend të kësaj ne e dimë nga kërkimet shkencore se celularët e ndërpresin këtë proces”, shtoi ai.
Finlanda ndërmori një hap të ngjashëm javën e kaluar. Një ndalim i telefonave celularë në klasa është propozuar edhe në vende të tjera, duke përfshirë Anglinë dhe Francën. /atsh