Mbi godinën e bashkisë së Roterdamit në Holandë është vendosur flamuri turk për t’u solidarizuar me Turqinë pas sulmit terrorist në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
“Flamuri turk valëvitet në gjysmë shtizë në bashkinë e Roterdamit. Mendimet tona shkojnë për viktimat e sulmit dhe të afërmit e tyre”, tha qyteti i Roterdamit në llogarinë e tij në twitter, duke shpërndarë një video nga flamuri turk mbi godinë.
Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 81 të tjerë u plagosën në shpërthimin e të dielës, për të cilin autoritetet turke konfirmuan se ishte kryer nga grupi terrorist PKK/YPG.
Ahlam Albashir, një grua siriane qe vendosi eksplozivët në qendrën tregtare të mbushur me njerëz, është arrestuar së bashku me dhjetëra të dyshuar të tjerë.
Zyrtarët turq thanë se Albashir rrëfeu se ajo ishte trajnuar nga grupi terrorist PKK/YPG si operative e inteligjencës dhe se ka hyrë ilegalisht në Turqi nga qyteti veriperëndimor sirian Afrin.
Autoritetet thanë se ajo mori urdhra nga selia e grupit terrorist në Kobani të Sirisë.
Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.
Op het stadhuis van Rotterdam hangt de Turkse vlag halfstok. Onze gedachten gaan uit naar de slachtoffers en hun nabestaanden van de aanslag in #Istanbul. pic.twitter.com/EQDxODsXGt
— Gemeente Rotterdam (@rotterdam) November 14, 2022