Emri “Muhammed” është renditur i dyti në listën e emrave që i janë vendosur foshnjave meshkuj në vitin 2022 në Holandë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të publikuara nga Institucioni i Sigurimeve Shoqërore (SVB) të Holandës, mësohet se emri më shumë i preferuar për të sapolindurit meshkuj në vend vitin e kaluar ka qenë “Noah” me 871, ndërsa për vajzat emri “Emma” me 677 raste.
Kur u vlerësua së bashku me shkrimet e ndryshme, emri “Muhammed” me 671 raste zuri vendin e dytë në mesin e emrave të vendosur për foshnjat djem.