Sipas raportit të publikuar nga Byroja e Statistikave (CBS) në Holandë, shkalla e atyre që e përkufizojnë veten si “ateistë” u rrit në 58 për qind në vitin 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një studimi të CBS midis personave mbi 15-vjeç, në vitin 2021, 58 për qind e atyre që jetonin në vend deklaruan se nuk besonin në asnjë fe.
Ndërsa 3 në çdo 5 persona në vend e përkufizojnë veten si atesit, u tha se kjo normë ishte 45 për qind në vitin 2010 dhe 55 për qind në vitin 2020.
Në raportin e CBS, 18.3 për qind e qytetarëve në vend janë katolikë, 13.6 për qind protestantë dhe 4.6 për qind muslimanë.
Ndërkohë që nuk pati ndonjë ndryshim domethënës në shkallën e muslimanëve në vend midis 2010 dhe 2021, u vu re se shkalla e katolikëve, e cila ishte 27 për qind në vitin 2010, ra në 18 për qind në vitin 2021 dhe shkalla e protestantëve, e cila ishte 18. për qind, në 13 për qind.
– Femrat janë më besimtare
Raporti njofton se që nga viti 2010, përqindja e grave që i përkasin çdo feje ka qenë gjithmonë më e lartë se ajo e burrave.
Sipas kësaj teksa në vitin 2010, 57 për qind e grave dhe 52 për qind e burrave deklaruan se i përkasin një feje, kjo normë u ul në 45 për qind për gratë dhe 40 për qind për burrat në vitin 2021.
Në raport theksohet se shkalla më e lartë e ateistëve është mes moshës 18-25 vjeç.
Theksohet se 59 për qind e moshave 15-18 vjeç, 68.3 për qind e moshave 25-35 dhe 60.6 për qind e moshave 35-45 në vend janë ateistë.
Sipas raportit, i cili regjistroi se numri i besimtarëve të çdo feje në popullatën e moshuar është më i lartë se ateistët, 35.5 për qind e qytetarëve mbi moshën 75-vjeç dhe 44.7 për qind të moshës 65-75 vjeç e përkufizuan veten si ateistë.
Numri i personave që marrin pjesë në një ceremoni fetare të paktën një herë në muaj është ulur ndjeshëm në krahasim me vitet e mëparshme.