RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Houthit ‘të përgatitur mirë për një lu’ftë të gjatë’ me Iz’raelin

houthit-‘te-pergatitur-mire-per-nje-lu’fte-te-gjate’-me-iz’raelin

Hussain al-Bukhaiti, një gazetar jemenas pro-Houthi dhe analist politik, ka thënë se Houthit nuk i kanë përdorur ende raketat e tyre më të fundit, më të avancuara kundër Izraelit.

Duke folur për Al Jazeera nga Sanaa, al-Bukhaiti tha: “Ata kanë gati tre deri në katër [raketa] të përmirësuara dhe unë mendoj se [Houthit] gjithashtu mund të lëshojnë më shumë raketa kundër [Tel Avivit] dhe besoj se mund të synojë gjithashtu platformën e gazit në vijën bregdetare.”

Ai përmendi se Izraeli kishte vënë në shënjestër portin Hodeidah, duke thënë: “Ushtria jemenase deklaroi sot se sulmi ndaj Izraelit është për t’i treguar mbështetje popullit palestinez dhe nuk është hakmarrje ndaj sulmit në port”, i cili u zhvillua në korrik.

“Unë besoj se Izraeli mund të hakmerret në orët e ardhshme,” shtoi al-Bukhaiti.

Related posts

Ambasadori libanez: Netanyahu po e çon rajonin në prag të luftës së gjithanshme në vend që të përballet me fatin politik

admin

Macron dëshiron të vendosë sanksione financiare ndaj familjeve të fëmijëve që përfshihen në protesta

Muhamet Ramadani

Pakistan, 5,7 milionë persona të prekur nga përmbytjet janë në rrezik të krizës ushqimore

admin