RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hovenier: E respektojmë vendimin e BQK-së, Bislimi nuk dha asnjë propozim specifik

hovenier:-e-respektojme-vendimin-e-bqk-se,-bislimi-nuk-dha-asnje-propozim-specifik

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier pas takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi tha se kanë diskutuar për çështjen e dialogut dhe çështjen e dinarit serb.

Hovenier tha se Qeveria e Kosovës po punon në këtë drejtim por që theksoi se Bislimi nuk ka dhënë ndonjë propozim specifik për këtë çështje.

“Sapo u takova me zëvendëskryeministrin dhe diskutuam para takimeve për dialogun. Ka pasë disa shenja pozitive se si mund të vazhdojmë që të kemi ndikim pozitiv në këtë drejtim. Ne e respektojmë vendimin e BQK-së e cila ka për detyrë që të qeverisë me çështjet monetare të Kosovës. Jemi të shqetësuar se kjo mund të ndikojë në komunitetin serb të Kosovës dhe është me rëndësi që të ndryshohet mënyra e zbatimit dhe bisedimet tona për këtë çështje vazhdojnë”, tha ai.

Derisa i pyetur se a ka pasë ndonjë propozim adekuat gjatë takimit të sotëm nga zv.kryeministri Bislimi për çështjen e dinarit, ambasadori amerikan tha se Qeveria është duke punuar në këtë drejtim duke theksuar se kjo është një çështje e ndjeshme.

“Nuk ka dhënë asnjë propozim specifik qeveria është duke punuar në këtë drejtim por mendoj se është një çështje shumë e rëndësishme”, tha Hovenier.

Related posts

Sulmet masive nga Rusia, të paktën 20 të vrarë në Ukrainë. Sulmohet edhe spitali i fëmijëve në Kiev

admin

Ukraina raporton për thyerje të mbrojtjes ruse në jug

admin

Netanyahu: Faza e luftimeve intensive kundër Hamasit po i vjen fundi, por lufta nuk ka mbaruar

admin