RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hovenier pas takimit me Rakiqin: I kujtova disa qëndrime të SHBA-së për reciprocitetin e vendosur nga Kosova

hovenier-pas-takimit-me-rakiqin:-i-kujtova-disa-qendrime-te-shba-se-per-reciprocitetin-e-vendosur-nga-kosova

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier është takuar sot me kryetarin e Listës Serbe, njëherësh ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq.

Pas këtij takimi, Hovenier ka bërë të ditur se së bashku me Rakiqin kanë diskutuar për vendimet e fundit të Kosovës ndaj Serbisë.

Sipas tij, vendimet janë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, shkruan teve1.info

“Ne folëm për rëndësinë e deeskalimit të disa prej këtyre çështjeve. I kujtova disa nga qëndrimet e SHBA-së për disa nga këto çështje që përfshijnë masat e reciprocitetit që Qeveria e Kosovës ka dashur të vendosë. Nga këndvështrimi ynë janë në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe janë legjitime për t’u zbatuar. Ne gjithashtu folëm për rëndësinë që të sigurohemi që shqetësimet e komunitetit serb të Kosovës të përfshihen në këto bisedime dhe të jenë një element se si do të vazhdojnë gjërat”, u shpreh Hovenier.

Vizita e Hovenier vie pas zhvillimeve në veri gjatë të dielës, pas Kosova i vendosi reciprocitet Serbisë për targa dhe dokumente. Si shenjë pakënaqësie, serbët lokalë kishin vendosur barrikada në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Pas kërkesës nga SHBA-ja, Kosova ka vendosur që vendimi për reciprocitetet të shtyhet deri më 1 shtator.

Related posts

Interesim i madh nga qytetarët për anijen më të madhe luftarake turke “TCG Anadolu”

rezart morina

Kinë – Masat ”zero Covid-19” godasin ekonominë

admin

Europol shkatërron kartelin ballkanik të drogës, sekuestrohen 2.7 ton kokainë në bordin e një anije

rezart morina