RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, deklaroi se integrimi në Bashkimin Evropian është një qasje realiste.

Gjatë një takimi me nxënës të shkollave të mesme të shtunën në Korçë, ministri Hoxha u shpreh se BE-ja nuk është një qëllim në letër, por një standard jetese.

Ai theksoi se anëtarësimi në BE brenda vitit 2030 është një objektiv realist, por që kërkon gjithëpërfshirje dhe kontribut të vazhdueshëm nga të gjithë.

“Në një periudhë shumë të shkurtër kohe kemi bërë një rrugëtim të madh, diçka që as nuk e kishim ëndërruar. Unë i pari, edhe pse kam qenë i përfshirë në proces, nuk mendoja kurrë që Shqipëria do t’i hapte të gjitha kapitujt brenda vitit. Ja që u bë, ja që qenka i mundur. Pra i kemi mundësitë, aftësitë dhe energjitë; kemi kapacitetin dhe mendimet e qarta”, tha kryediplomati shqiptar.

Mes tjerash ai tha se “Jemi të vendosur për të bërë atë që i kemi thënë vetes dhe për t’u përballur me ato që u kemi premtuar partnerëve tanë evropianë”, tha ai.

Related posts

Një adoleshent palestinez u vra nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani

Serbia i quan vendimet e Qeverisë së Kosovës “thirrje për konflikt të madh”

admin

Vetoja e SHBA në OKB zemëron palestinezët: Të detyruar të rishikojmë marrëdhëniet!

Muhamet Ramadani