RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hoxha takohet me përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës

hoxha-takohet-me-perfaqesuesit-shqiptare-te-lugines-se-presheves

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim pune me drejtues të institucioneve dhe përfaqësuesit e zgjedhur shqiptarë në Luginën e Preshevës. transmeton Anadolu.

Hoxha në rrjetin social amerikan X njoftoi se në takim morën pjesë deputeti në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Enkel Rexhepi, kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, si dhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Ai e cilësoi çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës si një nga përparësitë e qëndrueshme të veprimtarisë diplomatike të Shqipërisë.

Sipas Hoxhës, gjatë takimit u diskutua për çështjet që kërkojnë bashkërendim të vazhdueshëm, përfshirë mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen e identitetit të tyre, forcimin e përfaqësimit në jetën politike dhe institucionale të Serbisë, si dhe adresimin e nevojave konkrete të qytetarëve të Luginës së Preshevës.

“Përfaqësimi real dhe i denjë, ruajtja dhe forcimi i identitetit kombëtar, arsimimi, zhvillimi ekonomik dhe mundësitë për të rinjtë nuk janë çështje episodike. Ato kërkojnë vëmendje të vazhdueshme, bashkërendim dhe veprim konkret”, shkroi Hoxha.

Ai theksoi se Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Shqipëria do të vijojë të jetë pranë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me angazhim, dialog dhe mbështetje konkrete. Puna vazhdon”, shtoi ai.

Related posts

Rritet në 1.000 numri i viktimave nga cikloni “Freddy” në Malavi të Afrikës

Muhamet Ramadani

Kurti flet pas takimit me Escobar: T’i kërkohet llogari Serbisë për sulmin në Banjskë

admin

Hovenier pas takimit me Rakiqin: I kujtova disa qëndrime të SHBA-së për reciprocitetin e vendosur nga Kosova

admin