RTV AHIRETI
Lajme

Hoxhaj kritikon Qeverinë Kurti: Nuk ka siguruar asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim të vetëm

hoxhaj-kritikon-qeverine-kurti:-nuk-ka-siguruar-asnje-njohje-dhe-asnje-anetaresim-te-vetem

Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka reaguar përmes një shkrimi në lidhje me politikën e jashtme të Kosovës nën qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

Hoxhaj, ka shkruar se gjatë mandatit gati katërvjeçar, nuk është siguruar asnjë njohje.

“Çfarëdo që nuk arrihet gjatë tronditjes nga disfata, është gjithnjë e më e vështirë të arrihet më vonë! Disfata e politikës së jashtme të Kosovës është e matshme sepse për katër vite të një mandati të plotë nuk ka siguruar asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim të vetëm!”, ka shkruar ai.

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tutje ka kritikuar ministren Gërvalla, duke u shprehur opinioni publik nuk e di se ku është dhe çfarë bënë ministrja e jashtme e Kosovës.

“Sot po e shoh ministrin e jashtëm serb në vizitë në Tonga, shtet që e ka njohur Kosovën gjatë mandatit tim, por, çka më brengos është që ai gjatë tërë verës e deri më sot, ka vizituar shumë shtete që e kanë njohur Kosovën nga Azia, Afrika dhe Amerika Latine dhe fatkeqësisht, do shihen efektet e vizitës së tij! Opinioni publik nuk e di se ku është dhe çfarë bënë Ministrja e Jashtme e Kosovës?”, ka shkruar Hoxhaj.

The post Hoxhaj kritikon Qeverinë Kurti: Nuk ka siguruar asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim të vetëm first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Bie nga dritarja e banesës, humb jetën 22-vjeçari në Gjilan

admin

Paralajmërimi, Italia jep alarmin portokalli për valën e të nxehtit në 14 qytete

admin

Izraeli bombardon Libanin jugor si “përgjigje” ndaj sulmeve me raketa

admin