RTV AHIRETI
Lajme

Hoxhë Labinot Maliqi: Nëse nuk ju lejojnë me mbulesë në shkolla, më kontaktoni

hoxhe-labinot-maliqi:-nese-nuk-ju-lejojne-me-mbulese-ne-shkolla,-me-kontaktoni

#VËMENDJE; I inkurajoj vajzat që e kanë vendosur shaminë rishtazi, me vullnetin dhe bindjen e tyre të lirë (shami, ku fytyra duket dhe nuk është e mbuluar), ta mbajnë atë me krenari edhe në shkollë që nga dita e nesërme, dhe të mos kenë frikë, sepse askush nuk do të mund t’i privoj nga e drejta e tyre njerëzore e kushtetuese për tu shkolluar, si dhe e drejta për të praktikuar hapur besimin e tyre.

I ftoj prindërit të më kontaktojnë, nëse eventualisht ndokujt prej vajzave të tyre nesër apo gjatë ditëve në vijim ju shfaqet ndonjë shqetësim nga stafi i shkollës për shkak të bartjes së shamisë.

Si një shtet demokratik që aspiron anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, fëmijët tanë janë duke u përgatitur për të vijuar vitin e ri shkollor, por jo të gjitha nxënëset do të jenë të mirëpritura e të pranueshme nga disa drejtori të shkollave për shkak të barjtes së shamisë, e cila vazhdon të jetë zyrtarisht e ndëshkueshme dhe përjashtuese nga Ministria e Arsimit, duke vazhduar kështu të ndikoj në stigmatizimin, bullizimin dhe diskriminimin e nxënëseve muslimane në Kosovë. Kjo ndalesë e padrejtë, jo vetëm që pengon të drejtën elementare njerëzore të vajzave tona për arsimim, por edhe lirinë e tyre për të praktikuar hapur besimin. (Shamia nuk është simbol fetarë, por është obligim nga Zoti i Gjithësisë).

Kërkoj nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të reflektoj sa më parë, duke e shfuqizuar nga Udhëzimi Administrativ ndalesën (e vjetër politike) për bartjen e shamisë në shkollat publike. Një ndalesë të tillë anti-njerëzore e anti-kushtetuese, nuk e kanë asnjëra nga vendet e rajonit, por as shtetet e fuqishme mike e demokratike.

Të gjithë nxënësve ju dëshiroj shëndet e suksese në mësime. Zoti ju shtoftë diturinë.

Labinot Maliqi
044 479 370

The post Hoxhë Labinot Maliqi: Nëse nuk ju lejojnë me mbulesë në shkolla, më kontaktoni first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Analiza e VOA: Lufta në Gazë, pjesë e retorikës së fushatës presidenciale në SHBA

admin

Gjendja e njërit nga katër të plagosurit në Lupç vazhdon të jetë e rëndë

rezart morina

6.5 milionë euro mbështetje nga BE, presidentja: Sundimi i ligjit nuk është prioritet vetëm të letër

admin