RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Hulku i Kosovës” thyen rekordin Guiness për mbajtjen e peshës më të rëndë mbi trup

“hulku-i-kosoves”-thyen-rekordin-guiness-per-mbajtjen-e-peshes-me-te-rende-mbi-trup

Bujar Muli, i njohur edhe si “Hulku i Kosovës”, në tentimin e tij të parë ka thyer rekordin rekordin në disiplinën e mbajtjes së peshës mbi trup, duke hyrë në Librin e Rekordeve Guinness, raporton Anadolu.

Hulku i Kosovës ka mbajtur mbi trup 2.000 kilogramë duke thyer rekordin paraprak që ishte 1.819 kg.

Në një ceremoni të organizuar të shtunën në sallën e sporteve në qytetin e Vushtrrisë, Muli arriti të mbajë mbi trup thasë cementi me peshë mbi 2.000 kilogramë për pesë sekonda, duke përmirësuar rekordin e mëparshëm personal prej 1.819 kilogramësh.

Ngjarja u ndoq nga qindra qytetarë, të cilët ishin mbledhur për ta mbështetur sportistin vushtrrias në përpjekjen e tij për rekord botëror.

Pas konfirmimit të rezultatit, Bujar Muli pranoi certifikatën e Guinnessit nga përfaqësuesit e organizatës, të cilët ishin të pranishëm për ta verifikuar dhe certifikuar rekordin në vendin e ngjarjes.

Related posts

Izraeli bombardon Libanin jugor si “përgjigje” ndaj sulmeve me raketa

admin

Ambasada amerikane: Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë

admin

Masakra nga forcat serbe në Poklek të Drenasit ndaj 53 civilëve, Kurti: Edhe sot muret janë të mbuluara me gjakun e të vrarëve

admin