RTV AHIRETI
Shëndetësi

Hulumtuesit mjekësorë thonë se indeksi i masës trupore nuk mjafton për të treguar sa jemi të shëndetshëm

hulumtuesit-mjekesore-thone-se-indeksi-i-mases-trupore-nuk-mjafton-per-te-treguar-sa-jemi-te-shendetshem

Indeksi i masës trupore apo BMI është një indeks që paraqet masën tonë trupore në raport me gjatësinë tonë, respektivisht ky indeks mirret parasysh në ekzaminimet e përgjithshme shëndetësore në shumë vende dhe praktika mjekësore.

Asociacioni Mjekësor American ka votuar që të përditësohet një standard i ri në mënyrë që mjekët të mos varen vetëm në indeksin e masës trupore, një matës tashmë tradicional, kur bëhet fjalë për përcaktimin e gjendjes së përgjithshme të një pacienti. Doktorresha Cynthia Romero, udhëheqëse e Institutit M. Foscue Brock tha se “Ne duhet të jemi shumë më të vëmendshëm kur vie puna tek kujdesi për pacientët tanë.”

Standardet e reja ekzaminuese duhet të jenë hapat e parë drejt ndërtimit të një modeli mjekësor që nuk këshillon domosdoshmërisht njerëzit me shifër më të lartë se ajo mesatarja e indekit të masës trupore të humbasin peshë për tu quajtur të shëndetshëm.

Ky asociacion mjekësor, që përbën një prej grupeve më të mëdha mjekësore në SHBA, rekomandon që mjekët nuk duhet të konsiderojnë vetëm indeksin e masës trupore për të ju referuar shkallës së shëndetit apo mos shëndetit të një pacienti.

Ky asociacion sygjeron që mjekët të konsiderojnë faktorët e tjerë si yndyrën viscerale (pra dhjamin që rrethon pjesën abdominale dhe që gjendet përreth organeve të brendshme), indeksin adipostial (një kalkulim që merr raportin e diametrit të kofshës dhe gjatësisë), përqindjes së dhjamit, muskujve dhe eshtërave si faktorë metabolikë dhe gjenetikë, si dhe testet për praninë e sheqerit në gjak apo ekzaminimet e gjëndrës tiroide.

Dr. Hagan thotë se “Indeksi i masës trupore është një kalkulues i dobët i shëndetit tonë të përgjithshëm,” sepse dikush me indeks të shtuar trupor mund të jetë komplet i shëndetshëm.”

Për të matur indeksin tuaj trupor duhet të bëni një kalkulim të thjeshtë; numrin e kilogramëve tuaj e pjestoni me katrorin e gjatësisë tuaj në njësinë metër. Kritikët e këtij indeksi thonë se dikush me shumë muskuj dhe pak dhjamë mund të ketë indeksin e njëjtë si dikush që vuan nga obeziteti, transmeton New York Times.

Related posts

Efektet e shumta pozitive të misrit në shëndet

rezart morina

A shkakton efekte anësore konsumi i farave chia? Cilët persona duhet t’i shmangin

admin

Mandarinat ndihmojnë për të kuruar aneminë

admin