RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Humb jetën njëri nga të lënduarit pas rënies së vinçit në Prishtinë

humb-jeten-njeri-nga-te-lenduarit-pas-renies-se-vincit-ne-prishtine

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime trupore si pasojë e rrëzimit të një krani në një vendpunishte në rrugën “A” në Prishtinë.

Policia e Kryeqytetit ka konfirmuar rastin përmes zëdhënësit Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se dy personat e përfshirë kanë pranuar tretman mjekësor.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht, njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka deklaruar Pllana.

Më pas, zëdhënësi i Policisë ka dhënë detaje të tjera lidhur me epilogun e rastit, duke bërë të ditur se njëri nga të lënduarit nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga ta nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipa mjekësore në QKUK”, ka thënë Pllana.

Sipas Policisë, njësitet relevante policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë rast.

Related posts

SHBA: 5 njësi ushtarake izraelite kryen shkelje të rënda të të drejtave të njeriut

admin

Arrestohet ish-presidenti i Bolivisë, Luis Arce në kuadër të një hetimi për korrupsion

admin

Universiteti belg do të tërhiqet nga 5 projekte kërkimore që përfshijnë partnerë izraelitë

Muhamet Ramadani