RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Humb jetën tragjikisht edhe një punëtor në KEK

humb-jeten-tragjikisht-edhe-nje-punetor-ne-kek

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se një punëtor ka humbur jetën në vendin e punës, pas një aksidenti të rëndë.

Arbenit Ahmeti, gjatë angazhimit në transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6 kV, ra në kontakt me tensionin elektrik dhe pësoi lëndime të rënda.

“Menjëherë pas ngjarjes janë ndërmarrë veprimet emergjente dhe punonjësi është dërguar për trajtim mjekësor në Ambulancën e Obiliqit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra” thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Ky është njoftimi i plotë:

Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot, gjatë kryerjes së detyrave të punës, punonjësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arbenit Ahmeti, ka pësuar një aksident të rëndë.

Sipas informatave fillestare, gjatë angazhimit në transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6 kV, ai ka rënë në kontakt me tensionin elektrik dhe ka pësuar lëndime të rënda.

Menjëherë pas ngjarjes janë ndërmarrë veprimet emergjente dhe punonjësi është dërguar për trajtim mjekësor në Ambulancën e Obiliqit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra.

KEK-u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ahmeti, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin.

Organet kompetente janë duke trajtuar rastin dhe rrethanat e aksidentit do të sqarohen në përputhje me procedurat përkatëse.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Arbenitin.

Related posts

Turqia dhe Arabia Saudite vendosën të thellojnë bashkëpunimin për çështjet rajonale

admin

Shqipëria së shpejti do ta shpallë zyrtarisht Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste

RTI

Trupa amerikanë në kuadër të KFOR-it në Jarinjë

admin