RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hungaria: “Akuzat e padrejta” nuk e ndihmojnë anëtarësimin e Suedisë në NATO

hungaria:-“akuzat-e-padrejta”-nuk-e-ndihmojne-anetaresimin-e-suedise-ne-nato

Ministri i Jashtëm i Hungarisë kritikoi politikanët suedezë për deklarata “jo korrekte dhe të padrejta” në lidhje me gjendjen e demokracisë në vendin e tij, duke thënë se kjo “definitivisht nuk ndihmon” gjatë procesit të ratifikimit të aplikimit të Suedisë për anëtarësim në NATO, raporton Anadolu.

Në një letër drejtuar homologut të tij suedez Tobias Billstrom, Peter Szijjarto tha se më parë kishte folur me të për “akuza të njëanshme, negative dhe të padrejta” nga politikanët suedezë kundër vendit të tij.

Ai e informoi Billstromin se deputetët hungarezë kishin mësuar nga lajmet se “si pjesë e programit tuaj shkollor…akuza të rënda dhe informacione të rreme po përhapen te nxënësit në shkollat e Suedisë, që sugjerojnë se demokracia ka bërë hapa mbrapa në Hungari vitet e fundit”.

“Ju i nxisni deputetët tanë të ratifikojnë anëtarësimin tuaj në NATO, ndërkohë që vazhdoni t’i akuzoni për shkatërrimin e demokracisë në Hungari”, tha Szijjarto.

“Kjo kontradiktë… definitivisht nuk ndihmon në përmbushjen e kërkesës tuaj”, shtoi ai.

Suedia aplikoi për anëtarësim në NATO së bashku me Finlandën menjëherë pasi Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës në shkurt 2022.

Related posts

Mbi 200 migrantë të parregullt shpëtohen nga roja bregdetare turke në brigjet e Egjeut

rezart morina

Zonja e Parë turke prezanton tekstilet anadollake në Nju Jork

admin

Burimi i inteligjencës izraelite: “Pengjet nuk janë prioriteti ynë kryesor”

admin