Hungaria, e cila mori presidencën e radhës së BE-së, ka akuzuar unionin se dëshiron që të sabotojë “misionin e paqes” mes Ukrainës dhe Rusisë, të ndërmarrë nga kryeministri Viktor Orban.
“Përkrahësit e luftës në Bruksel e kundërshtojnë misionin hungarez të paqes, dhe kështu sulmojnë presidencën aktuale dhe kryeministrin: paqja është e nevojshme dhe është e nevojshme të veprohet për këtë qëllim”, thuhet në një deklaratë të qeverisë së Budapestit.
Orban nuk u ftua në seancën e parë plenare të Parlamentit Evropian, ku drejtuesi i radhës i presidencës mban tradicionalisht një fjalim kryesor, pikërisht për shkak të vizitës në Moskë, e cilësuar si shkelje e rregullave të BE-së. /abcnews