RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hungaria akuzon BE-në: Dëshiron të sabotojë misionin e paqes së Orban

hungaria-akuzon-be-ne:-deshiron-te-sabotoje-misionin-e-paqes-se-orban

Hungaria, e cila mori presidencën e radhës së BE-së, ka akuzuar unionin se dëshiron që të sabotojë “misionin e paqes” mes Ukrainës dhe Rusisë, të ndërmarrë nga kryeministri Viktor Orban.

“Përkrahësit e luftës në Bruksel e kundërshtojnë misionin hungarez të paqes, dhe kështu sulmojnë presidencën aktuale dhe kryeministrin: paqja është e nevojshme dhe është e nevojshme të veprohet për këtë qëllim”, thuhet në një deklaratë të qeverisë së Budapestit.

Orban nuk u ftua në seancën e parë plenare të Parlamentit Evropian, ku drejtuesi i radhës i presidencës mban tradicionalisht një fjalim kryesor, pikërisht për shkak të vizitës në Moskë, e cilësuar si shkelje e rregullave të BE-së. /abcnews

Related posts

Shqipëri, mbahet tubim në mbështetje të Kosovës

admin

Gaza, rritet në 24.448 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Muhamet Ramadani

Stuhi dhe shira të rrëmbyeshmen/ Florida në gatishmëri të lartë, sinoptikanët paralajmërojnë për një uragan të madh

admin