RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hungaria, Austria dhe Serbia do të zgjerojnë bashkëpunimin kundër “emigrimit të paligjshëm”

hungaria,-austria-dhe-serbia-do-te-zgjerojne-bashkepunimin-kunder-“emigrimit-te-paligjshem”

Hungaria, Austria dhe Serbia janë pajtuar të zgjerojnë bashkëpunimin në luftën kundër “emigrimit të paligjshëm”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Masa vjen pasi liderët e tre vendeve u takuan në kryeqytetin Budapest të Hungarisë.

Siç raporton agjencia e lajmeve “Tanjug”, kryeministri hungarez, Viktor Orban, në një konferencë për media tha se vendi i tij së bashku me Serbinë dhe Austrinë janë viktima të “emigrimit të paligjshëm”.

“Bota ka probleme më të rëndësishme dhe vëmendja përgjithësisht drejtohet drejt tyre. Për shembull, lufta Rusi-Ukrainë, çmimet e larta të energjisë dhe politika e sanksioneve na prekin të gjithëve. Prandaj, emigrimit nuk i jepet rëndësia e nevojshme. Në fakt, kjo është të paktën po aq e rëndësishme sa të tjerat”, tha Orban.

Ai njoftoi se rreth 1 milion njerëz mbërritën në Hungari nga Ukraina për shkak të luftës së vazhdueshme Moskë-Kiev dhe se emigrantët e parregullt po përpiqen të hyjnë në Hungari nga kufiri jugor.

“Hungaria, Serbia dhe Austria mbrojnë jo vetëm veten e tyre, por edhe Evropën”, tha kryeministri hungarez, duke shtuar se ai ka theksuar se kufiri aktual mbrojtës i Evropës është kufiri serbo-hungarez dhe se është në interes të të gjithëve ta çojnë atë më tej në jug.

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, nga ana e tij, tha se “emigrimi i paligjshëm” në vendin e tij është rritur përmes Serbisë dhe Hungarisë.

Nehammer gjithashtu tha se sistemi i azilit i Bashkimit Evropian (BE) duhet të ndryshohet urgjentisht.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se rritja e numrit të “emigrantëve të paligjshëm” krijon një problem më të madh në vendin e tij, duke shtuar se Serbia nuk dëshiron të jetë qendër e emigracionit.

Duke folur për sfidat e fundit ekonomike, Vuçiq tha se Banka Qendrore Evropiane dhe vendet anëtare të BE-së duhet të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur vlerën e euros.

“Çmimet e naftës u rritën me mbiçmimin e dollarit, ndërsa zhvlerësimi i euros pati një ndikim serioz në vendet përreth BE-së”, shtoi Vuçiq.

Orban, duke iu referuar kësaj çështje, tha se Hungaria ka rezerva të mjaftueshme të gazit për të plotësuar nevojat e konsumit për pesë deri në gjashtë muajt e ardhshëm. Ai po ashtu theksoi se Hungaria do të ndihmonte me furnizime fqinjin e saj jugor, Serbinë, me nëse do të ishte e nevojshme.

Në muajin korrik, Serbia bleu edhe 500 milionë metër kub gaz nga dy kompani hungareze për 250 milionë euro.

Gazi do të ruhet në dy objekte në Hungari deri më 1 tetor, njoftoi Orban, pas së cilës 3 milionë metra kub gaz do të jenë në dispozicion në ditë deri në muajin shkurt.

Në fund të muajit maj, Hungaria njoftoi se do të lejojë Serbinë të ruajë gazin natyror në objektet e saj të magazinimit për muajt e dimrit.

Related posts

Mark Rutte merr zyrtarisht detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

RTI

SHBA-ja arreston figurat kyçe të kartelit meksikan të drogës

rezart morina

Rusia: Ukraina sulmoi me 53 dronë territorin tonë

rezart morina