RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hungaria ‘bllokon’ BE-në, nuk aprovon këstin e ndihmës për Ukrainën

hungaria-‘bllokon’-be-ne,-nuk-aprovon-kestin-e-ndihmes-per-ukrainen

Hungaria nuk e ka aprovuar lëshimin e këstit të ardhshëm të ndihmës ushtarake për Ukrainën, të ofruar nga Bashkimi Evropian përmes Fondit Evropian të Paqes (EPF). Lajmin e konfirmoi një zëdhënës i qeverosë hungareze në një përgjigje me email ndaj një pyetjeje të bërë nga Reuters.

“Hungaria nuk pajtohet me faktin se Bashkimi Evropian, së bashku me mjetet e tjera ekzistuese, përdor Mekanizmin Evropian të Paqes ekskluzivisht për Ukrainën, pasi kjo nuk lejon që burimet të kanalizohen për të promovuar interesat e BE-së në rajone të tjera”, shpjegoi zëdhënësi.

EPF, i krijuar në vitin 2021, është një instrument jashtë buxhetit që synon të rrisë aftësinë e BE-së për të parandaluar konfliktet, për të ndërtuar paqen dhe për të forcuar sigurinë ndërkombëtare. BE-ja ka dhënë një total prej rreth 3.6 miliardë euro për mbështetjen ushtarake për Ukrainën deri më tani nën EPF.

Related posts

Shqiptarët në Luginë përballen me bllokim fondesh, pasivizim adresash dhe krizë sigurie

Muhamet Ramadani

Emine Erdoğan: Iniciativa ‘Zero Mbeturina’, manifestim i ëndrrës që fëmijët të kenë të ardhme të gjelbër

admin

Blinken mbërrin në Turqi për të nisur vizitën rajonale

admin