RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Huthit bëjnë thirrje që të përgjysmohen eksportet e naftës ndaj SHBA-së dhe Evropës

huthit-bejne-thirrje-qe-te-pergjysmohen-eksportet-e-naftes-ndaj-shba-se-dhe-evropes

Huthit e mbështetur nga Irani në Jemen kanë bërë thirrje që eksportet e naftës në SHBA dhe Evropë të përgjysmohen, transmeton Anadolu.

“Në duart e arabëve (për të ndaluar luftën e Gazës) ka shumë letra. Nëse do të donin t’i përdornin, këtë do ta bënin dhe do të kishte pasoja të mëdha”, tha anëtari i Këshillit të Lartë Politik të Huthive, Mohammed Ali al-Huthi, në një deklaratë për kanalin “Al-Masirah”.

Ai u bëri thirrje regjimeve të vendeve arabe dhe islame që të reduktojnë eksportin e derivateve të naftës në SHBA dhe Evropë me 50 për qind, duke shtuar se ky hap, do të kishte pasoja për ndalimin e sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.

Al-Huthi shtoi se ata ranë dakord me Arabinë Saudite për parimet në aspektin politik dhe një kornizë të përgjithshme për çështjet humanitare për t’i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm në Jemen.

Jemeni është shkatërruar nga dhuna dhe paqëndrueshmëria që nga viti 2014, kur rebelët Huthi të lidhur me Iranin pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite që synonte rivendosjen e qeverisë së Jemenit e përkeqësoi situatën, duke shkaktuar një nga krizat më të këqija humanitare në botë, pasi 30 milionë njerëz që përbëjnë 80 për qind të popullsisë që kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje humanitare.

Related posts

Guterres i bën thirrje Izraelit të mos kryejë ofensivë në Rafah: Një operacion ushtarak do të ishte…

admin

Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë takohet me presidentin Biden dhe zyrtarë të lartë amerikanë

admin

Putin, Grossit: Moska është e hapur për të diskutuar rreth centralit në Zaporizhja

admin