RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Huthitë forcojnë kontrollin mbi Bab al-Mandeb, SHBA-ja shmang ndërhyrjen e drejtpërdrejtë

huthite-forcojne-kontrollin-mbi-bab-al-mandeb,-shba-ja-shmang-nderhyrjen-e-drejtperdrejte

Zyrtarë amerikanë janë takuar me përfaqësues të Huthive në Muskat, pasi grupi i lidhur me Iranin ka marrë nën kontroll mijëra kilometra katrorë territor në Jemen dhe ka forcuar pozitat e tij pranë ngushticës strategjike Bab al-Mandeb.

Gjatë bisedimeve, Huthitë u kanë thënë zyrtarëve amerikanë se nuk kanë ndërmend të sulmojnë anijet amerikane në Detin e Kuq. Sipas tyre, kufizimet do të zbatohen vetëm ndaj anijeve të lidhura me Arabinë Saudite.

Uashingtoni deri tani ka shmangur një ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake. Sipas raportimeve, princi i kurorës saudit Mohammed bin Salman i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump të urdhërojë sulme ndaj Huthive, por Trump ka refuzuar.

Ndërkohë, komandanti i CENTCOM-it, admirali Brad Cooper, ka udhëtuar drejt Riadit për bisedime mbi koordinimin mes dy vendeve. /mesazhi

Related posts

Gjermania, vendi i parë në Europë që ndalon ujin e ngrohtë dhe ngrohjen në vendet publike

admin

UNRWA: Në Rripin e Gazës janë zhvendosur 1.9 milion njerëz që nga 7 tetori

admin

Tensione te tregu i automjeteve në Prishtinë, shitësit ilegalë tentojnë ta bllokojnë rrugën

Irfan Jahiu