RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajme

Hyjnë në grevë minatorët e Kishnicës, këto janë kërkesat e tyre

hyjne-ne-greve-minatoret-e-kishnices,-keto-jane-kerkesat-e-tyre

Kryetari i sindikatës në minierën e Artanës, Blerim Ymeri, ka konfirmuar grevën e punëtorëve në Minierën e Kishnicës.
Sipas tij, kërkesa e tyre kryesore është të bëhet sistematizimi dhe nivelizimi i punëtorëve në paga, shkruan lajmi.net.

Ymeri tha se Bordi ka kthyer përgjigje negative ndaj kësaj kërkesës, gjë që sipas kryetarit është arsyeja e grevës.

Ai tregoi se marrëveshja ka qenë që paratë për shujtë ditore mos të ndalen edhe pas hapjes së menzës.

Ymeri tregoi se në muajin e dytë paratë janë dalur, edhe pse menza ishte e hapur, dhe këtu sipas tij ka nisur e gjithë pakënaqësia.

“Deri sot kanë qenë në grevë, arsyeja është se kemi dhënë një kërkesë më herët ne si sindikatë dhe si punëtorë me u bo nivelizimi i punëtorëve. Për shkak që bordi na ka kthyer përgjigje negative deri sot nuk janë në vende të punës. Menzën e kanë hapur por marrëveshjen e kanë pasur mos me i ndal paratë e bukës me hap menzën edhe mos me i ndalë paratë e bukës. Ne muajin e dytë na kanë qit paratë edhe pse e kanë hapur menzën, pastaj e kanë ndal edhe paratë e bukës dhe kjo është një farë pakënaqësie, kemi kërkuar një sqarim nga menaxheri tani nuk e di se cfarë do të bëhet”, tha ai.

Ymeri tha se kërkesa kryesore e tyre është nivelizimi i pagave në Stantërg, ashtu siç ndodh në Kishincë, për shkak se sipas tij, s’është aspak e drejtë kompania e njëjtë të ketë paga të ndryshme.

Kërkesë tjetër e tyre është edhe ndarja e shujtës ditore për ta.

“Kërkesa kryesore është nivelizimi i pagave në Stantërg. Dallimi shumë i madh mes stacionit në Stantërgut dhe stacionit në Kishincë ku jemi ne. Kemi këruar që katër pesë vite rrjesht që të jetë nivelizimi i njejtë sepse është jo e drejtë me qenë e njejta firmë dhe me pasur pagat e ndryshme. Tërë kohën kemi ftuar bordin dhe sistematizim në vendin e punës, në vitin e ardhshëm në vitin e ardhshëm dhe tani kemi parë vetëm me pakënaqësi. Po presim menaxheri dhe bordin me reflektuar të paktën me na jep një shpresë, një kohë se kur do të bëhet sistematizimi që ndodh nivelizimi i pagave për të gjithë, ose me na jep pjesën e shujtës që na e kanë ndalur ose ndonjë reflektim konkretë”, u shpreh Ymeri.

Related posts

Asociacioni komunave me shumicë serbe, “kartë e Rusisë” në Këshillin e Sigurimit

admin

Policia thotë se aktualisht situata në veri është e qetë

rezart morina

Delegacioni rus nuk u lejua të fluturojë mbi hapësirën e Bullgarisë drejt Shkupit, reagon Moska

rezart morina