Vendimi për ndalimin e importit të produkteve ruse të naftës apo benzinës në Bashkimin Evropian hyri sot në fuqi.
Masa synon të kufizojë më tej të ardhurat e Rusisë nga shitja e energjisë dhe rrjedhimisht aftësinë e saj për të financuar luftën e saj kundër Ukrainës.
Sipas të dhënave të fundit të agjencisë së statistikave të BE-së, “Eurostat”, Rusia eksportoi produkte të naftës me vlerë mbi 2.3 miliardë euro (2.5 miliardë dollarë) në BE në tetor. Produktet me vlerë rreth 558 milionë euro u transportuan vetëm në Gjermani.
Embargoja u vendos në muajin qershor, si pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të saj në Ukrainë dhe parashikon përjashtime të përkohshme për disa vende të BE-së.
Përveç ndalimit të importeve në bllok, BE-ja dhe vendet e G7-ës, Japonia, Kanadaja, Britania e Madhe dhe SHBA-ja kanë rënë dakord të kufizojnë çmimin e naftës së papërpunuar ruse dhe produkteve të naftës duke lejuar vetëm shërbimet që lehtësojnë eksportet në vendet e treta.