RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hyn në fuqi Ligji i ri për shtetësi

hyn-ne-fuqi-ligji-i-ri-per-shtetesi

Nga sot ka hyrë në fuqi Ligji i ri për shtetësinë e Republikës së Kosovës.

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, e ka bërë të ditur lajmin përmes një videoje të publikuar në Facebook, ku iu është drejtuar bashkatdhetarëve.

Sipas tij, ligji i ri sjell procedura më të thjeshta dhe më të shpejta për fitimin e shtetësisë së Kosovës.

“Një nga lehtësimet kryesore është rifitimi i shtetësisë për ju bashkatdhetarët, që për arsye objektive jeni detyruar të liroheni nga shtetësia e Republikës së Kosovës, nga 9 dokumente që kërkoheshin më parë, tani mjafton kërkesa e plotësuar nga ju si dhe dëshmia se nuk jeni të dënuar për vepër penale me vendim të formës së prerë në shtetin ku jetoni”, është shprehur Sveçla.

Ai gjithashtu ka njoftuar se aplikimi për shtetësi tashmë mund të realizohet online përmes platformës e-Kosova, ndërsa periudha e shqyrtimit të kërkesave është reduktuar nga gjashtë muaj në vetëm 30 ditë.

Related posts

Presidenti iranian: Bisedimet me SHBA-në zhvillohen me miratimin e Khameneit

admin

Roja bregdetare turke shpëton 32 migrantë të parregullt në brigjet e İzmirit dhe Balikesirit

Muhamet Ramadani

Një i vdekur nga arma e zjarrit dhe dy të plagosur nga therja me thikë në Prishtinë

admin