RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hyrjet e paligjshme në BE shënuan rritje në 7 muajt e parë të vitit

hyrjet-e-paligjshme-ne-be-shenuan-rritje-ne-7-muajt-e-pare-te-vitit

Agjencia për mbrojtjen kufitare të Bashkimit Evropian (BE) Frontex me qendër në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, njoftoi se hyrjet e paligjshme në vendet e BE-së në 7 muajt e parë të vitit u rritën me 13 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në 176.100, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Frontex thuhet se në kuadër të përllogaritjeve të para numri i kalimeve të parregullta kufitare të përcaktuara në kufijtë e jashtëm të BE-së në 7 muajt e parë të vitit, arritën shifrën më të lartë që nga viti 2016 e deri më tani.

Rruga më e përdorur në kalimet e paligjshme është Mesdheu Qendror. Përmes kësaj rruge në vendet e BE-së kanë hyrë 89 mijë persona. Kjo u regjistrua si rritje prej 115 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë. Kryesisht nga rruga përmes Mesdheut Qendror kaluan në mënyrë të paligjshme qytetarët nga Bregu i Fildishtë, Guineja dhe Egjipti.

Numri i atyre që kaluan nga Ballkani Perëndimor i cili është renditur si rruga e dytë, është shënuar rënie me 26 për qind duke arritur në 52.232. Këtë rrugë e kanë përdorur më shumë sirianët dhe afganët.

Numri i atyre që kanë ardhur nga Mesdheu Lindor i cili renditet në vendin e tretë, ka rënë më 29 për qind dhe arriti në 17.054. Rrugën e Mesdheut Lindor e kanë përdorur më shumë sirianët, palestinezët dhe afganët.

Hyrjet e paligjshme në vendet e BE-së, në 7 muajt e parë të vitit u rritën me 13 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në 176.100.

Related posts

KFOR-i: S’ka dëshmi për armët në kisha, për sundim të ligjit përgjegjëse Kosova

rezart morina

Macron: Të vazhdojmë të ëndërrojmë si evropianë’

admin

Kryeimami Sahiti mori pjesë në iftarin e shtruar në pllaton e Pallatit të Rinisë

admin