RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

I akuzuari për Banjskën: Uniformën e kisha dhuratë nga një shok

i-akuzuari-per-banjsken:-uniformen-e-kisha-dhurate-nga-nje-shok

Dushan Maksimoviq, një prej tre të akuzuarve lidhur me sulmin terrorist të Banjskës më 24 shtator 2023, ka thënë se uniformën e kishte dhuratë.

Ai kështu është përgjigjur në pyetjet e Prokurorisë Speciale për një fotografi me unifromë serbe.

Maksimoviq duke thënë se nuk “kam bërë asgjë”, është shprehur se mund të vërtetohet se ka shfaqur interesim për blerje të uniformës.

“Në Facebook në grupe publike që janë marrë me shitje të uniformave mund të shihet se i kam kontaktuar se ku ta blej. Mua kjo uniformë me është bërë dhuratë. Kam dashur që ta blej, por shoku im qe merret me pejnboll e ka pasur këtë uniformë dhe nuk m’i mori paratë, por ma dhuroi. Sipas Prokurorisë, i bie që çdo kush që ka pasur një uniformë tradicionale serb, kapele apo pjesë tjera të uniformës, është i përfshirë në sulmin në Banjskë”, ka thënë ai.

I akuzuari ka thënë se më 23 shtator bashkë me shokë ka qenë në një shtëpi pushimi që sipas tij është afër 4km larg Banjskës.

Related posts

Pjesëtarët e FSK-së në Britani, Osmani u uron sukses

admin

Samiti i G20 në Indi pa pjesëmarrjen e presidentëve të Kinës dhe Rusisë

Muhamet Ramadani

Çavuşoğlu: Avionët F-16 dhe aplikimi i Finlandës dhe Suedisë për në NATO nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën

admin