RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

I dërguari i Bordit të Paqes për Gazën: Hamasi duhet të çarmatoset, jo të zhduket

i-derguari-i-bordit-te-paqes-per-gazen:-hamasi-duhet-te-carmatoset,-jo-te-zhduket

Hamasi duhet të çarmatoset, por jo të zhduket si forcë politike. Kështu deklaroi në Jeruzalem Nikolay Mladenov, përfaqësues i lartë i Këshillit të Paqes për Gazën, strukturë e krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

“Ne nuk kërkojmë që Hamasi të zhduket si entitet politik. Por është e panegociueshme që grupet e armatosura apo milicitë me struktura të veçanta ushtarake, arsenale armësh dhe rrjete tunelesh nuk mund të ekzistojnë paralelisht me një autoritet palestinez kalimtar”, deklaroi diplomati bullgar.

Mladenov theksoi gjithashtu se rindërtimi i Rripit të Gazës do të kërkojë shumë vite.

Sipas tij, dëmet janë të mëdha dhe procesi i rindërtimit mund të zgjasë “një brez të tërë”, për shkak të miliona tonëve mbetje, shkatërrimit të infrastrukturës dhe nevojës për strehim, ujë dhe kanalizime për më shumë se një milion banorë.

Related posts

Sulm në Holandë, vritet një person dhe plagosen dy të tjerë! Autori bërtiste “Allahu akbar”! Dëshmitarët: Donte të shkaktonte shumë viktima

admin

Ne’tanyahu dhe Blinken takohen në Iz’rael, në fokus negociatat për ar’mëpushimin në Ga’za

admin

Shkon në mbi 300 numri i rasteve të reja me coronavirus në Kosovë

admin