I dërguari i Palestinës në Kombet e Bashkuara (OKB), Riyad Mansour, e cilësoi si “fashiste” qeverinë e ardhshme të Izraelit, e cila me shumë gjasë do të udhëhiqet nga ish-kryeministri Benjamin Netanyahu, raporton Anadolu Agency (AA).
“Do të ketë fashistë që do të mbajnë poste në kabinet në anën izraelite. Sulmet kundër popullit palestinez do të shtohen”, u tha Mansour gazetarëve.
Mansour tha se situata “do të shkojë nga e keqja në më keq” dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të merret në një mënyrë tjetër me qeverinë e re të Izraelit për të mbrojtur popullin palestinez.
Kryeministri i përcaktuar izraelit, Benjamin Netanyahu, filloi negociatat me krerët e bllokut të krahut të djathtë për të formuar një qeveri koalicioni pasi fitoi shumicën në parlamentin izraelit në fillim të këtij muaji.
Koordinatori i posaçëm i OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland, konferencën e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dha alarmin nga intensiteti i dhunës në Bregun Perëndimor të pushtuar.
“Pas dekadash të dhunës së vazhdueshme, zgjerimit të paligjshëm të vendbanimeve, negociatave përgjumësh dhe pushtimit të thelluar, konflikti po arrin përsëri në një pikë zierje. Nivelet e larta të dhunës në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Izrael në muajt e fundit, përfshirë sulmet kundër civilëve izraelitë dhe palestinezë, përdorimi i shtuar i armëve dhe dhuna e lidhur me kolonët, kanë shkaktuar vuajtje të rënda njerëzore”, tha Wennesland.
Ai tha se ende nuk ka pasur ndonjë diskutim me qeverinë e ardhshme izraelite.
I pyetur nga AA nëse parashikon vështirësi për t’u marrë me qeverinë e ardhshme të Netanyahu-t, Wennesland tha se është marrë me të më parë dhe se pranoi ekzistencën e zërave të ndryshëm në qeverinë e re.