RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

I dërguari i Palestinës në OKB pas vetos së SHBA: “Ne do të vazhdojmë të trokasim” në dyert e OKB-së

i-derguari-i-palestines-ne-okb-pas-vetos-se-shba:-“ne-do-te-vazhdojme-te-trokasim”-ne-dyert-e-okb-se

Riyad Mansour i thotë Al Jazeera-s se është për “shumë keqardhje” që SHBA përdori të drejtën e vetos për të asgjësuar një tjetër rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

“Quaje sido, humanitare, përshkruaje si të duash, por armëpushim i menjëhershëm, siç kërkohet nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe pothuajse të gjitha agjencitë humanitare të Kombeve të Bashkuara dhe një numër masiv vendesh në Asamblenë e Përgjithshme.” tha ai.

“Është mesazhi i gabuar që Këshilli i Sigurimit i dërgon Izraelit”, vazhdoi ai, duke shtuar se Palestina nuk do të heqë dorë nga përpjekjet e saj për të gjetur simpati në OKB.

“Ne do të vazhdojmë të trokasim në derën e Këshillit të Sigurimit, Asamblesë së Përgjithshme, të gjithë komponentëve të Kombeve të Bashkuara”, tha ai.

Kur u pyet për një përgjigje ndaj justifikimit të të dërguarit të SHBA Linda Thomas-Greenfield për veton, se një armëpushim do të dëmtonte negociatat tashmë të ngecura për një marrëveshje armëpushimi, Mansour ishte shpërfillës.

“Kjo nuk është e vërtetë, sepse dy nga ata që janë përfshirë në këto negociata të ndjeshme, përfaqësuesit e Katarit dhe Egjiptit, treguan se nuk është kështu,” tha ai.

“Një armëpushim do të ndihmojë negociatat për të ecur përpara me shpejtësi dhe për të përmbushur objektivin e shkëmbimit të të burgosurve dhe pengjeve”. /mesazhi

Related posts

Sekretari i mbrojtjes amerikane: SHBA nuk ka prova për gjenocid në Gaza

admin

Ngrihet aktakuzë ndaj një grupi kriminal të organizuar

admin

Holanda heq kufizimin e eksportit për Turqinë në industrinë e mbrojtjes

rezart morina