RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

I dyshuari për vrasjen në Gjakovë vetëdorëzohet në polici

i-dyshuari-per-vrasjen-ne-gjakove-vetedorezohet-ne-polici

I dyshuari për vrasjen që ndodhi mëngjesin e së hënës në Gjakovë është vetëdorëzuar në polici.

Lajmin për Tëvë1 e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zyrtare për informim në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Sipas saj, ngjarja kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, pas një konflikti mes disa personave.

“Pas ngjarjes së ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’, ku kishte ndodhur një konflikt si pasojë e të cilit një person mbeti i plagosur dhe një tjetër humbi jetën, i dyshuari para pak çastesh është vetëdorëzuar në Polici në Gjakovë. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë po ndërmerr të gjithë hapat e nevojshëm bazuar në procedurat policore”, ka konfirmuar për Tëvë1 Krasniqi.

Autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Related posts

Rusi, 10 të vrarë dhe 32 të plagosur nga sulmet ukrainase me dronë

Muhamet Ramadani

Forcat izraelite arrestuan një palestinez në Bregun Perëndimor

admin

Draft-statuti i Asociacionit, Osmani paralajmëron takim me opozitën

admin