RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

I mbijetuari i Masakrës së Reçakut, tregon se si kushëririt të tij forcat serbe ia kishin hequr sytë me mjete te ftohta

i-mbijetuari-i-masakres-se-recakut,-tregon-se-si-kusheririt-te-tij-forcat-serbe-ia-kishin-hequr-syte-me-mjete-te-ftohta

Albert Imeri ishte vetëm 16 vjeç kur ndodhi kjo ngjarje e tmerrshme, ku mbeten të vrarë 45 civilë shqiptarë.

Ai i ka parë nga afër të gjitha viktimat e kësaj masakre.

Andaj edhe sot pas 24 vjetëve ende emocionohet kur kujton atë ditë janari.

Imeri tregon se kur u kthye ne shtëpi e pa që kushëririt të tij, Nazmi Imerit, 82 vjeç, forcat serbe ia kishin hequr sytë me mjete te ftohta.

I mbijetuari i masakrës tregon se i gjeti edhe 24 persona të vrarë tek Kodra e Bebushit.

Imeri rrëfen për Tëvë1 se gjendja e tyre ishte e tmerrshme, megjithatë kishte arritur t’i identifikoj të gjitha viktimat.

Ai thotë ka mbetur me trauma nga kjo ngjarje e kobshme

Në mesin e 45 civilëve të vrarë në Reçak, kishte edhe fëmijë, pleq e gra. Kjo ngjarje e rëndë bëri jehonë në të gjithë botën.

Kronika e realizuar nga Shpat Blakçori.

Related posts

Cramon: Në Serbi erdhe votues në mënyrë të organizuar nga Republika Srpska

admin

Zelanda e Re forcon rregullat për dhënien e vizave për shkak të emigrimit të paqëndrueshëm, ja kriteret që janë përcaktuar për aplikantët

admin

Rusia shënjestron rajonin e Kievit me raketa, rritet numri i viktimave nga sulmi në Harkiv

admin