RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kamera që xhiroi mizorinë në Reçak

kamera-qe-xhiroi-mizorine-ne-recak

Fotoreporteri i Associated Press, i cili ishte i vetmi shqiptar në atë kohë,  24 vjet pas krimit mizor rrëfen për momentin se si filloi xhirimet.

“Në hyrje të Reçakut, m’kujtohet si sot fotografia e parë me një shtëpi ku familjarët e lypshin kokën e viktimës të cilën ia kishin pre kokën. Aty filloi xhirimi im dhe nuk u ndal”, rrëfen Kllokoqi.

Nga aty Kllokoqi vazhdoi të merr pamje edhe tek Lugina ku ishte numri më i madh i viktimave.

“Aty i xhirova shpejt ato kufomat, dhe disa tu qajtë, njerëzit ishin zgju prej gjumit, kanë fillu me dalë te ajo lugina me i gjetë familjarët e vet. Ishte një gjendje shumë e vështirë, po ishte shumë herët”, ka thënë ai.

E pas xhirimeve atje ai u kthye në Prishtinë rreth orës 8 të mëngjesit.

Pasi dorëzoi materialet në agjencinë ku punonte, pamje u shpërndanë në të gjithë botën.

“Ajo u bo tregim botëror, filluan komentet, unë masi i dërgova ato xhirime u ktheva shpejt prap në Reçak për të bërë xhirimin e dytë dhe të tretë” tregon Kllokoqi.

E  lajme për masakrën bën që pak orë më vonë, Reçakun ta vizitojë ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker.

“Ma vonë kah ora 11-12 erdhi Walkeri ku dha fjalimin e madh botëror që kjo është një masakër ndaj njerëzve”, tregon kameramani.

Nga dokumentimi i Kllokoqit për Masakrën e Reçakut, opinioni ndërkombëtar ktheu vëmendjen tek Kosova.

Në këtë vend, nga ushtria serbe u vranë e masakruan 45 civil shqiptarë.

Kronika e realizuar nga Albiona Hajdari

Related posts

Aktakuzë ndaj 6 personave për shitblerje të armëve, iu gjetën 20 AK-47

rezart morina

Mijëra u mblodhën në Tel Aviv për të protestuar kundër Netanyahut

admin6

Bota paralajmërohet për valë vdekjeprurëse të të nxehtit nëse nuk veprohet

admin