RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

I mbijetuari nga Kosova flet për tërmetin në Turqi: Ka qenë tmerr, ndërtesat na rrëzoheshin para syve

i-mbijetuari-nga-kosova-flet-per-termetin-ne-turqi:-ka-qene-tmerr,-ndertesat-na-rrezoheshin-para-syve

Orhan Xhemajli, nga Kosova, i cili bashkë me ekipin e tij të mundjes, kishte qenë në Turqi, ka rrëfyer se si i mbijetuan tërmetit vdekjeprurës.

Xhemajlit dhe ekipit nga Kosova, jeta u dha një shans të dytë. Ata ishin duke qëndruar në hotel në momentin kur tërmeti e goditi atë zonë me një magnitudë 7.8 ballë.

Për fat të mirë, ajo ndërtesë nuk ishte rrëzuar.

Ai ka treguar se si nga hoteli që po qëndronin ka parë se si pak metra më larg ndërtesat shumëkatëshe rrëzoheshin për pak sekonda para syve të tyre.

“Në shtrat, kam qenë në katin e tretë, sportistët në katin e pestë. Epiqendra ka qenë pikërisht në atë qytet, kemi qenë në epiqendër”, tha ai në RTV Dukagjini.

“Ka qenë tmerr, një dridhje shumë, kam mëndu që është magnituda e vogël e ndalet. Jam zgjuar prej shtratit përsëri më ka rrezuar, kam dalë në dritare të shoh, e kam pa një ndërtesë para syve të mi duke u rrënua”, ka thënë ai.

Ai tutje ka treguar se bashkë me ekipin kanë ndihmuar sa kanë mundur njerëz që ishin dëmtuar nga tërmeti.

Gjendja ishte shumë e rëndë edhe për shkak të motit të keq.

“Pastaj i morëm rrobat, dolëm. Zbritëm u mblodhëm me një vend para ndërtesës që u rrënua. U dëgjuan zëra të ndryshëm, dolën njerëzit një nga një nga rrënojat”.

“Ai thotë se sportistët e Kosovës kanë dalë nga hoteli pa panik duke ndihmuar njerëz sa kanë mundur. prindërit duhet të jenë krenarë me ta. Shumë të qetë, sjellja e tyre më ka fasionuar. Kemi ndihmuar sa kemi mundur. Ka qenë kohë me shi. Ka qenë ftohët -4 deri në -6. Rrobat na janë bërë 50 kg nga lagështia”, ka thënë ai.

Ai ka rrëfyer edhe një moment interesant që ka mundur edhe t’i kushtonte me jetë.

Xhemajli pas daljes nga hoteli e kishte vërejtur se e ka harruar pasaportën dhe përkundër rrezikut për një goditje të dytë nga tërmeti ishte kthyer ta marrë atë brenda hotelit.

“E kam harru pasaportën, jam kthyer e kam marrë dhe kam rreziku. Nuk kam menduar asgjë”, ka thënë ai.

Related posts

NATO: Anëtarësimi i Suedisë i mundshëm, por jo i garantuar deri në Samitin e Vilniusit

rezart morina

SHBA: S’ka ndryshuar pozicioni për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

admin

Erdoğan uron Manchester City-n për fitimin e titullit të Ligës së Kampionëve

admin