RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

SHBA: S’ka ndryshuar pozicioni për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

shba:-s’ka-ndryshuar-pozicioni-per-njohjen-reciproke-mes-kosoves-dhe-serbise

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë të enjten se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë ndryshuar pozicionin sa i përket njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Në përgjigje të zëdhënësit për Radio Evropën e Lirë është thënë se “Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë, përmes së cilit synohet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me qëllim përfundimtar njohjen reciproke”.

Çështja e njohjes është aktualizuar pas letrave të dërguara nga presidenti amerikan, Joe Biden dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken te presidenti serb, Aleksandar Vuçiq për ditën e shtetësisë së Serbisë, më 15 shkurt, në të cilat nuk është përmendur në mënyrë specifike njohja reciproke mes dy vendeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë duhet të përfshihet njohja. Ai i ka bërë këto deklarata teksa e ka komentuar propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Planin e kanë pranuar si Kosova, ashtu edhe Serbia, por ai nuk është prezantuar asnjëherë në publik./REL

Related posts

VIDEO/ Osmani flet për krimet serbe në Kosovë, reagimi i Vuçiç në OKB

admin

OBSH: Gripi që po përhapet në të gjithë Evropën

admin

Presidenti pa’lestinez e quan aktivisten e vr’arë bijë e guximshme e Pa’lestinës dhe Turqisë

admin