RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

I mituri palestinez vritet nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar

i-mituri-palestinez-vritet-nga-ushtria-izraelite-ne-bregun-perendimor-te-pushtuar

Një i mitur palestinez është vrarë nga ushtria izraelite në pjesën veriore të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Autoriteti i Përgjithshëm i Çështjeve Civile i Palestinës tha se 16-vjeçari Muhammad Iyad Abahra u vra nga të shtënat izraelite mbrëmë vonë në fshatin Silat al-Harithiya në Jenin.

Autoriteti njoftoi se ushtria izraelite mbajti trupin e tij.

Mbrëmë, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Wafa, forcat izraelite bastisën fshatin Silah al-Harithiya, duke qëlluar me plumba të vërtetë dhe duke përdorur granata zhurmuese ndaj palestinezëve.

Sipas shifrave palestineze, forcat izraelite dhe kolonët e paligjshëm kanë vrarë të paktën 1.093 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë Kudsin Lindor, kanë plagosur gati 11 mijë dhe kanë ndaluar rreth 21 mijë që nga tetori i vitit 2023.

Në një vendim historik korrikun e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli pushtimin e territorit palestinez nga Izraeli të paligjshëm dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Related posts

Osmani në takim me Peach: Ndërkombëtarët mos ta bëjnë barazimin, dihet se Serbia është agresori

admin

Lufta në Ukrainë/ Rusia sulmon me raketa balistike një shkollë dhe një spital në Poltavan, Zelensky: Janë vrarë 41 persona dhe janë plagosur 180 të tjerë

admin

Rritet numri i viktimave në Gaza: 72,027 të vrarë dhe mbi 171 mijë të plagosur

Irfan Jahiu